75 Mall Live Search
17:15 / E Mërkurë, 16 Janar 2019 / indeksADMonline

Ushtari hero britanik, që shpëtojë qindra njerëz nga sulmi i djeshëm në hotelin kenian

Ushtari hero britanik i SAS luftoi me një grup terroristësh të cilët nisën një sulm mbi një hotel luksoz në Kenia gjatë ditës së djeshme, duke lënë të vrarë 14 veta.

Fotografitë nga skenat tregojnë ushtarin britanik me xhinse teksa lartë është i armatosur dhe me maskë.

Sulmi terroristë i së martës në një kompleks hoteliere dhe zyra në Nairobi panë pesë persona të armatosur që vranë 14 vetë, duke përfshirë një britanik të paidentifikuar dhe një biznesmen amerikan 41 vjeçar, pas shpërthimit të bombave.

Më shumë se 700 vetë u evakuuan nga kompleksi brenda natës, megjithatë rreth 50 vetë që besohet të kenë qenë në ndërtesë në kohën e sulmit ende nuk janë gjetur, thotë Kryqi i Kuq në Kenia.

Ushtari britanik i SAS thuhet se ishte në Nairobi për të trajnuar Forcat Speicale Keniane, kur doli kërkesa për ndihmë nga forcat lokale.

“Ai ishte atje për trajnim dhe kur u kërkua ndihmë për këtë sulm ai u  bashku për të shpëtuar njerëzit”, tha një burim i brendshëm për The Sun.

“Gjatë operacionit ai gjuajti disa raunde- është e sigurt se ai goditi objektivin e tij”, ka thënë më tej burimi./Indeksonline/