75 Mall Live Search
17:18 / E Mërkurë, 16 Janar 2019 / indeksADMonline

Skuadra kosovare transferon pesë futbollistë

Skuadra nga Liga e Parë e Kosovës, Onix ka pretendime serioze për të siguruar një vend që i mundëson ngjitjen në Superligë.

Onix ka transferuar pesë futbollist përnjëherë që të jenë më të fortë në pjesën e dytë të kampionatit, shkruan Indeksonline.

Në mesin e këtyre transferimeve janë portieri Valmir Hajrizaj i cili vjen nga KF Dukagjini dhe Erblind Muluaj i cili vjen nga Kastrioti i Krujës.

Onix pjesën e parë të kampionatit e mbylli në pozitën e gjashtë me 26 pikë, pesë pikë më pak se Vitia e cila është në pozitën e katërt, vend ky që siguron Play-offin. /IndeksOnline/