75 Mall Live Search
17:58 / E Mërkurë, 16 Janar 2019 / indeksADMonline

Rekordi që theu ve-ja në Instagram, synohet të thyhet edhe në Twitter

Një fotografi e publikuar së fundi në rrjetin social Instagram, theu rekordin e fotografisë më të pëlqyer, duke lënë prapa kështu publikimin e bërë nga Kylie Jenner muaj më parë.

Një vezë u publikua ku në përshkrim thuhej të pëlqehet më shumë se 18 milionë herë në mënyrë që të thyhej rekordi i fotografisë së dorës së foshnjës së Kylie Jenner.

Fotografia e ve-së jo vetëm që u pëlqye por u katërfishuan milionat e pëlqimeve, transmeton Indeksonline.

Por i njëjti rekord po kërkohet të thyhet edhe në Twitter. Publikimi i ve-së në këtë rrjet social kërkon sa më shumë cicërima apo njohur ndrysh si ‘retweet’, në mënyrë që të ndryshohet rekordi, i cili mbahet nga Yusaku Maezawa, me 5.3 milionë retweet.

Mijëra njerëz kanë komentuar për gjithë këtë sfidë, ku disa prej tyre e shohin sit ë shkëlqyeshme e disa të tjerë si humbje kohe./Indeksonline/