75 Mall Live Search
21:30 / E Mërkurë, 16 Janar 2019 / indeksADMonline

Spektakël dhe gola, Atletico eliminohet nga Kupa

Atletico Madrid është eliminuar nga Kupa e Spanjës pas barazimit 3-3 në “Ëanda Metropolitano” dhe si pasoj e golit mysafir, pasi ndeshja e parë ka përfunduar me rezultat 1-1.

Atletico kaloi në epërsi falë golit të Nikola Kalinic në minutën e 12-të të ndeshjes, shkruan Indeksonline.

Mysafirët barazuan në minutën e 37-të, për të përmbyllur pjesën e parë me rezultat 1-1.

Mysafirët kaluan në epërsi me golin e Stuanit në minutën e 59-të.

Skuadra e Simeones fillimisht barazoi rezultatin në minutën e 66-të me golin e Carrascos e më pas kaluan në epërsi me anë të Griezmann gjashtë minuta para fundit.

Por dy minuta para fundit të kohës së rregullt, Doumbia shënoi golin e barazimit dhe të kualifikimit për Gironan. /IndeksOnline/