Trajnerja gjermane: Unë e zgjedh formacionin në bazë të madhësisë së penisit
Imke Wubbenhorst është trajnerja e parë femër e cila drejton një skuadër të futbollit të meshkujve në një prej pesë kategorive kryesore të Gjermanisë.
Ajo do të drejtoj BV Cloppenburg deri në fund të sezonit për ta shpëtuar nga rënja në një kategori më poshtë.
Kur pyetet nga gazeta gjermane Welt nëse lojtarët e saj duhet të mbulohen kur ajo hyn në dhomën e zhveshjes, Wubbenhorst përgjigjet me sarkazëm:
“Patjetër që jo. Jam një profesioniste. Unë e zgjedh ekipin në bazë të madhësisë së penisit.”
30 vjeçarja u emërua trajnere e Cloppenburgut gjatë muajit dhjetor, skuadër kjo që luan në kategorinë e pestë gjermane. /IndeksOnline/
