E kryer: Juventus dhe Chelsea arrijnë marrëveshje për Higuainin
Pasi u mposht në finale të Superkupës së Italisë nga ish-skuadra e tij, Gonzalo Higuain nuk do të udhëtoj në Milano por do të marr aeroplanin për në Londër.
Sipas mediave në Itali, Chelsea dhe Juventus kanë arritur marrëveshje për huazimin e argjentinasit te skuadra e Premierligës, ku këta të fundit janë të detyruar ta blejnë në fund të sezonit.
Gjatë ditës së nesërme do të prezantohen detajet e transferimit por e sigurt është se ndeshja kundër Juves ishte e fundit e Higuain me fanellën e Milanit.
Kujtojmë se Milanit i ka kushtuar 17 milionë euro Higuaini (9 milionë huazimi dhe 8 milionë paga) për vetëm gjysmën e sezonit. /IndeksOnline/