Alban Skenderaj ia bën bajat me këtë postim të gjithëve për sfidën e fundit
Derisa të gjithë po postojnë imazhe se si janë dukur para dhjetë vitesh, Alban Skenderaj vjen me një sfidë tjetër, atë të dashurisë.

Ai ka postuar një fotografi me bashkëshorten e tij, Miriamin teksa ka shkruar “Foreverchallenge”, duke treguar kështu që dashuria e tyre nuk ndryshon asnjëherë pavarësisht viteve dhe është e përjetshme, shkruan Indeksonline.
Ndryshe, çifti janë prindër edhe të një vajze, Amel. Ndërsa vazhdojnë të jenë një nga çiftet më të pëlqyera dhe më stabile të show biz-it shqiptar./Indeksonline/
