75 Mall Live Search
18:14 / E Enjte, 17 Janar 2019 / indeksADMonline

Haradinaj flet pas takimit me Hahn-in: Presim vendim të shpejt për vizat!

Kryeminsitri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë se në takim me Komisionerin e BE-së për Zgjerim, Johannes Hahn, ka ritheksuar se pozicioni i Kosovës është i palëkundur në rrugën e integrimeve drejt BE-së.

“Në këtë drejtim, kemi shënuar progres në agjendën europiane dhe pas përmbushjes në tërësi të kritereve për liberalizim presim një vendim të shpejtë, që të na njihet e drejta e lëvizjes së lirë”, ka shkruar ai mes tjerash, transmeton Indeksonline.

Shkrimi i tij i plotë:

Në takim me Komisionerin e BE-së për Zgjerim, Johannes Hahn, ritheksova se pozicioni i Kosovës është i palëkundur në rrugën e integrimeve drejt BE-së.

Në këtë drejtim, kemi shënuar progres në agjendën europiane dhe pas përmbushjes në tërësi të kritereve për liberalizim presim një vendim të shpejtë, që të na njihet e drejta e lëvizjes së lirë.

RH