75 Mall Live Search
18:22 / E Enjte, 17 Janar 2019 / indeksADMonline

Kosova kërkoi përfshirjen e SHBA-së në bisedime, Vuçiq e bën të njëjtën për Rusinë!

Presidenti i i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se Rusia duhet të përfshihet në bisedimet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës në Bruksel.

Vuçiq ka theksuar se janë duke e shqyrtuar mundësinë e përfshirjes së Rusisë në formatin e dialogut final.

Megjithatë, ai nuk beson që do të ketë zgjidhje të çështjes Kosovë-Serbi brenda një afati të shkurtër.

“Të gjithëve do t’iu pëlqente që të themi se jemi afër zgjidhjes, por unë jam një person i sinqertë dhe nuk jam optimist, dhe unë jam duke folur në lidhje me zgjidhje. Ne shpresojmë në të, megjithatë nuk besoj se një gjë e tillë mund të arrihet shumë shpejt”, është shprehur Vuçiq, duke shtuar se pa Rusinë nuk do të ketë zgjidhje.

Theksojmë se Putin ka thënë se qëndrimi i Rusisë karshi çështjes së Kosovës nuk ka ndryshuar. “Rusia ndanë shqetësimin me qytetarët e Serbisë, se këto lëvizje mund të qojnë ne de stabilizim të Ballkanit”, është shprehur numri një i Rusisë.

Ndërsa, edhe Republika e Kosovës ka bërë kërkesë zyrtare që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të përfshihen në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për gjetjen e një kompromisi që do të qonte në marrëveshje finale. /Indeksonline/