75 Mall Live Search
15:19 / E Premte, 18 Janar 2019 / indeksADMonline

Lojtarët e United kërkojnë që Solskjaer t’i ofrohet punë e përhershme

Lojtarët e Manchester United dhe stafi i stërvitjeve kërkojnë që Ole Gunnar Solskjaer të mbetet në menaxhimin e skuadrës angleze, raporton Daily Mail.

Norvegjezi ka fituar gjashtë ndeshjet e para të Manchester United dhe ka pasur një sukses mjaft të mirë me United që nga marrja e detyrës si menaxher.

Paul Pogba dhe disa prej yjeve të Manchester United, tashmë kanë shprehur se janë të lumtur duke luajtur nën drejtimin e Solskjaer, dhe dëshirojnë që trajnerit norvegjez t’i jepet puna e përhershme në Old Trafford.

“E mbajmë më shumë dhe e qarkullojmë topin, e dimë se ku duhet të sulmojmë dhe kemi një sistem loje më të mirë. Trajneri Solskjaer po na i bën gjërat më të lehta për të gjithë, e këtë nuk e them në planin personal. Vërtet që kam shënuar gola dhe kam krijuar asiste, por kjo vlen për të gjithë skuadrën”, tha Paul Pogba.

Suksesi kundër Tottenhamit në stadiumin “ëembley” ka rikthyer në diskutim “djajtë e kuq” për një vend në Champions League, pozicion që tani është vetëm 6 pikë larg.

“Është bukur të shohësh që jemi afruar në vendet e para. Kishim nevojë për pikë dhe treguam se mund të fitojmë me më të mirët”, tha mesfushori francez. /IndeksOnline/