Çfarë Sokoli, debuton me gol të bukur te skuadra e re
Sokol Cikalleshi ka debutuar me gol te skuadra e re, Akhisarspor.
Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare ka shënuar gol të bukur në ndeshjen që skuadra e tij e humbi ndaj Beshiktash me rezultat 1-3.
Cikalleshi realizoi golin e vetëm pak minuta pasi është inkuadruar në lojë.
Cika shënoi golin e nderit me një goditje të fuqishme pesë minuta para fundit të ndeshjes./Indeksonline/