75 Mall Live Search
11:01 / E Shtunë, 19 Janar 2019 / indeksADMonline

Ndërron jetë kompozitori i njohur shqiptar

Kompozitori shqiptar Kozma Lara është ndarë nga jeta natën e mbrëmshme.

Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë akademiku Vaso Tole, e më pas edhe një postim ngushëllimi e ka bërë Kryeministri Edi Rama.

Image result for Kozma Lara

 “Kozma Lara u nda nga një jetë e tërë mbi tastierën ku shkroi vepra të vyera muzikore. I paharruar kujtim” ka shkruar në postimin e tij Rama.

Lara vdiq në moshën 87 vjeçare, duke lënë prapa tij shumë krijime muzikore: kuartete, trio, romanca, rapsodi etj. /Indeksonline/