75 Mall Live Search
11:46 / E Shtunë, 19 Janar 2019 / indeksADMonline

Policia në Prizren tejkalon dhe përfundon jashtë rrugës

Një aksident i trafiku i ka ndodhur veturës së Policisë së Kosovës ditën e sotme në fshatin Korisht të Prizrenit.

Në imazhet e siguruara nga Indeksonline shohim që vetura e Policisë ka përfunduar jashtë rrugës duke u përplasur me një sasi të madhe bore.

Sipas dëshmitarëve, Policia kishte tejkaluar duke bërë kështu që të humbiste drejtimin dhe të përfundonte në borë.

Më poshtë mund të shihni edhe videon./Indeksonline/