75 Mall Live Search
17:34 / E Shtunë, 19 Janar 2019 / indeksADMonline

Grabitje me armë në Ferizaj

Dy persona të maskuar nën kërcënimin e armës i kanë grabitur punëtorit të një pompe derivatësh në fshatin Gërlicë të Ferizajt, para në vlerë 140 euro dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Rastin e ka raportuar në polici punëtori i pompës së derivateve.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.