Ter Stegen dhe Cillessen japin spektakël në stërvitjen e Barcelonës
Dyshja e portierëve të Barcelonës, Ter Stegen dhe Cillessen në stërvitjen e mbrëmjes të Barcelonës kanë dhënë spektakël me pritjet e tyre.
Në videon e postuar shihet se sa problem e kanë lojtarët e Barcelonës të shënojnë gol në stërvitje, transmeton Indeksonline.
Përkundër që Cillessen luan vetëm në kompeticionin ‘Kupë të Mbretit’, ai është gjithmonë në formë sa herë të thirret nga Valverde.
Barcelona është ekip me fat pasi në skuadër ka dy portier të klasit botëror./Indeksonline/