Heerenveen ndal Ajaxin, Zeneli vendimtar në minutën e fundit
Heerenveen ka barazuar si mysafir i Ajaxit me rezultat 4-4 në ndeshjen e xhiros së 18-të të Eredevisie.
Ky barazim erdhi falë një asisti të futbollistit më të mirë të Kosovës, Arbër Zeneli në minutat shtesë, shkruan Indeksonline.
Krosimin e tij e realizoi në gol Pierie kur po luhej minuta e parë shtesë e ndeshjes.
Pas këtij barazimi, Heerenveen është në vendin e 10-të me 21 pikë, pesë pikë më pak se vendi i shtatë që dërgon në play-off të Europa League. /IndeksOnline/