75 Mall Live Search
22:27 / E Diele, 20 Janar 2019 / indeksADMonline

Napoli i bën nderë Romës, ia mund rivalin e vendit të katërt

Napoli ka mposhtur Lazion me rezultat 2-1 në ndeshjen e xhiros së 20-të të Serie A.

Serinë e golave e hapi Callejon në minutën e 34-të duke kaluar Napolin në epërsi.

Milik dyfishoi rezultatin tre minuta më vonë me një supergol nga gjuajtja e lirë, shkruan Indeksonline.

Lazio ngushtoi rezultatin në minutën e 65-të me anë të Immobile por gjërat u përkeqësuan kur Acerbi u largua me të kuq pesë minuta më vonë.

Napoli vazhdon të qëndroj në pozitën e dytë me 47 pikë, gjashtë më pak se Juve që ka një ndeshje më pak derisa Lazio është në vendin e pestë me 32 pikë. /IndeksOnline/