75 Mall Live Search
12:31 / E Hënë, 21 Janar 2019 / indeksADMonline

Ishte i pari që do të largohej në janar, ylli i Manchesterit po negocion rinovimin

Paul Pogba ishte futbollisti i parë që do të largohej nga “Old Traford” pas mosmarrëveshjeve me trajnerin Jose Mourinho.

Por sipas The Sun, francezi ka vendosur për të diskutuar për një kontratë të re me Manchester United, transmeton Indeksonline.

Fituesi i Kupës së Botës 2018 u transferua në United në verën e vitit 2016 , dhe ka kaluar një kohë të keqe drisa në krye të Djajve të Kuq erdhi Ole Gunnar Solskjaer.

Ndërsa lojtari tani është më në formë dhe numërohet si lojtari më në formë në Premier Ligë nën drejtimin  e trajnerit të ri dhe është i gatshëm të diskutoj një marrëveshje të re afatgjatë me klubin. /IndeksOnline/