Mustafa: Rugova ishte për kosovarët jo vetëm një prirës politik, por edhe shpirtëror
Dimensioni intelektual i tij e shndërruar Rugovën jo vetëm në një prijës politik por edhe atë shpirtëror të Kosovës.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka organizuar Akademi Përkujtimore me rastin e 13 vjetorit të vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova.
Me fillimin e kësaj akademie u mbajt edhe një minutë heshtje në nderë të presidentit historik.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa hapi këtë akademi përkujtimore me fjalimin e tij për Rugovën, duke thënë se ai përveçse ishte një prijës politik, ishte edhe prijës shpirtëror për popullin e Kosovës.
“13 vite më parë Kosova në mënyrë madhështore i dha lamtumirën e fundit presidentit të vet, njeriut më të urtë që ka pasur institucionet e Kosovës. Ibrahim Rugova na la kur na duhej më së shumti për ta kurorëzuar procesin e pavarësisë së Kosovës.
Gjatë dy jave të ditëve të zisë për nderë të tij, qytetarët treguan respektin e madh duke ardhur nga gjithandej për t’u përshëndetur me të për herë të fundit. Ibrahim Rugova ishte prijësi që lidhi epokën e pavarësisë. Ibrahim Rugova lindi dhe mbeti njeri i këtij vendi, i popullit shqiptar dhe i dheut të Kosovës.
Hyri në botën politike pasi kishte krijuar emër në fushën letrare. Ndikimi i mendimit kulturor pati jehonë të jashtëzakonshme duke u shtrirë shpejt edhe në sferën politike.
Rugova që nga fillimi punoi rreth idesë së pavarësisë së Kosovës.
Bindshëm Rugova u shndërruar në prijës politik nacional. Në ditën kur u krijua LDK ai u zgjodh njëzëri kryetar i saj.
Kur Rugova takoi presidentin e atëhershëm amerikan, Bill Clinton ai i dhuroi atij një kristal të çmuar nga Trepça duke iu drejtuar me fjalë: “Në këtë vend kemi mbjellë shpresat tona, kam shpresë se Amerika do na përkrahë”.
Dhe ndodhi pikërisht ashtu siç besonte dhe donte ai.
LDK po vazhdon të punojë dhe do angazhohet me vendosmëri për të ndjekur rrugën e tij.
Vazhdojmë të jemi besnik të paqes si mjet për zgjidhjen brenda dhe jashtë vendit dhe ta ruajmë identitetin e Kosovës, ashtu sic preferonte Rugova se ardhmërinë mund ta pushojmë së bashku.
Fondacioni Ibrahim Rugova me rastin e përvjetorit të 13 të vdekjes së tij ka përgatitur një libër “Kështu foli Rugova”, në të cilën janë përmbledhur intervistat e tij nga viti 1990-2 janar të vitit 2005.
Ai i krijojë Kosovës shumë miq anekënd botës. Dimensioni intelektual i tij e shndërruar Rugovën jo vetëm në një prijës politik por edhe atë shpirtëror të Kosovës.
Sot e kujtojmë me mburrje. Zoti e bekoftë Ibrahim Rugovën, Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës”, është shprehur Mustafa./Indeksonline/
