75 Mall Live Search
16:29 / E Hënë, 21 Janar 2019 / indeksADMonline

Zyrtare: Manchester United ia zgjatë kontratën këtij lojtari

Manchester United ka zyrtarizuar vazhdimin e kontratës të mesfushorit 22 vjeçar, Scott McTominay.

Kontrata e McTominay është zgjatur edhe për katër vitet e ardhshme, transmeton Indeksonline.

Gjatë këtij sezoni ai është paraqitur shtatë herë në Premier Ligë por nuk ka arritur të regjistroj asnjë gol apo asistim.

Sezonin e kaluar Scott luajti edhe në Ligën e Kampionëve.  Vlera e tij në treg llogaritet 7 milionë euro. /Indeksonline/