75 Mall Live Search
13:50 / E Martë, 22 Janar 2019 / indeksADMonline

Prezantohet Boateng: Doja të vija në këmbë nga Itali te Barça, do të shënoj shumë gola

Kevin-Prince Boateng edhe zyrtarisht është futbollist i Barcelonës. Sulmuesi ganez është prezantuar sot te skuadra katalonase duke premtuar shumë në aventurën e tij të re.

PRESENTACION DE BOATENG

“Faleminderit për mundësinë, jam shumë i lumtur, këto janë ditë të pabesueshme në jetën time, është një nder i madh, dua të shijoj dhe të fitoj gjithçka. Doja të vijë në këmbë nga Italia, mezi prisja të jem këtu.

Është nder i madh të luaj me Messin në ekip. Ai është futbollisti më i mirë në botë në 10 vitet e fundit. Sigurisht që dua të luaj tani, por trajneri vendos, jam në formë, të shtunën kam luajtur 90 minuta për Sassuolon.

Kur të më jipet rasti, do të shënoj shumë gola. Ky është premtimi im” ka thënë Boateng./Indeksonline/