“Roma” dhe “The Favourite” me dhjetë nominime për çmimet Oscar 2019
Akademia e Arteve dhe e Shkencave në Shtetet e Bashkuara ka zbuluar sot nominimet për çmimet Oscar 2019.
Nominimet u shpallen në Teatrin Samuel Goldwyn në Beverlli Hills të Kalifornisë.
Filmat ‘Roma’ dhe ai ‘The Favourite’ kryesojnë nominimet me 10 sosh, shkruan Indeksonline.
Të dy filmat janë për fotografinë më të mirë bashkë me “Black Panther,” “BlacKkKlansman,” “Bohemian Rhapsody,” “A Star Is Born,” “Vice,” dhe “Green Book.”
Glenn Close është nominuar për të shtatën herë për aktoren më të mirë, kësaj radhe për rolin e saj në ‘The Wife’. Në këtë kategori është nominuar edhe Lady Gaga për rolin në ‘A Star Is Born’, Olivia Colman në ‘The Favourite’, Yalitza Aparicio for ‘Roma’ dhe Melissa McCarthy for ‘Can You Ever Forgive Me’.
Për aktorin më të mirë janë nominuar, Christian Bale për rolin në ‘Vice’, Rami Malek për rolin në ‘Bohemian Rhapsody’, Bradley Cooper në ‘A Star Is Born’, Willem Dafoe në ‘A Eternity’s Gate’ dhe Viggo Mortensen në ‘Green Book’.