75 Mall Live Search
19:02 / E Martë, 22 Janar 2019 / indeksADMonline

Lushtaku: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe çlirimtare!

Ish-komandanti i UÇK-së në zonën e Drenicës, Sami Lushtaku ka falënderuar secilin për mbështetjen që i kanë dhënë gjatë ditëve të fundit ku ai u intervistua nga prokurorët e Speciales në Hagë.

Lushtaku është shprehur se lufta e UCK-së ka qenë luftë e drejtë dhe e tillë do të mbetet edhe në të ardhmen, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Të nderuar miq,

Dëshiroj nga zemra të falënderoj secilin nga Ju, për thirrjet, mesazhet, komentet e mbështetjen e madhe e të parezervë që më keni dhënë gjatë ditëve të fundit, lidhur me intervistimin tim në Hagë. Lufta e UÇK-së ka qenë luftë e drejtë dhe çlirimtare, e tillë do mbetet edhe në të ardhmen!

I juaji, Sami Lushtaku./Indeksonline/