Kosova luan “teze” me San Marinon, i shënon 11 gola
Kombëtarja e Kosovës U19 në futsall e ka demoluar kundërshtarin në ndeshjen parakualifikuese për Kampionatin evropian.
Skuadra e drejtuar nga Suani Keci e ka mposhtur San Marinon me rezultat të thellë 2-11, shkruan Indeksonline.
Golat për djemtë tanë i shënuan Drilon Maxharraj (5), Rinor Dragusha (2), Blend Bërbatovci, Albion Mataj, Armend Aliu dhe Michelotti auto-gol.
Kjo është fitorja e parë e kombëtares u19 në garat ndërkombëtare. /IndeksOnline/