75 Mall Live Search
08:42 / E Mërkurë, 23 Janar 2019 / indeksADMonline

Vuçiq sot takohet me Merkel, bisedojnë për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq sot do të takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel në Davos, ku po zhvillohet Forumi Ekonomik Botëror.

Ky takim është i 15-të mes tyre,  përfshirë kohën kur ai ishte kryeministër, megjithatë për takimin e sotëm ai thotë se ndihet paksa nervoz.

Në ketë takim do të bisedojnë për Kosovën, kuotat e BE-së dhe ekonominë.

Takimi do të nis në ora 16:00./Indeksonline/