Policia e Gurnsey rifillon kërkimet për Emiliano Sala
Futbollisti i Cardiff, Emiliano Sala mbrëmë është zhdukur së bashku me pilotin e tij – pasi po udhëtonte me avion privat nga Nantes për në Cardiff.
Policia e Cardiffit dje gjatë gjithë ditës ka punuar për të gjetur lojtarin – mirëpo operacioni i tyre përfundoi pa sukses.
Kërkimet për të gjetur lojtarin kanë përfunduar në mbrëmje, ndërsa sot do të rifillojnë sërish.
Policia e Guernsey ka postuar një deklaratë në Twitter pasi ata kanë rifilluar kërkimin e tyre për Emiliano Sala dhe dy të tjerët në bordin e aeroplanit të zhdukur.
“Dy aeroplanëdo të kërkojnë në një zonë të synuar që besojmë se ka gjasat më të mëdha për të gjetur ndonjë gjë, bazuar në shqyrtimin e baticës dhe motit që kur avioni u zhduk.”
“Zonat bregdetare rreth Alderney dhe shkëmbinjtë dhe ishujt e shtrirë do të kontrollohen nga ajri.”
“Informacionet do të ofrohen sapo të gjenden informacione”, shkruhet në deklaratë.