Jennifer e ‘djeg’ palestrën
Artistja me famë botërore, Jennifer Lopez është duke ushtruar në palestër me të dashurin e saj që janë në lidhje tash e dy vite, Alex Rodriguez.
Ajo në disa pamje që Alex kishte ndarë me fansat shihet duke ushtruar në një veshje super seksi.

Çifti kanë bërë një pakt ku për 10 ditë nuk mund të hajnë karbohidrate apo sheqerna, vetëm mish.

“Unë besoj që kur kujdesesh për vetën dhe kur ushtron që të jesh e shëndetshme ,je edhe në gjendje të kujdesësh për ata që ti i do. Kështu që ushtrimet janë prioritet për mua” – ka thënë Jennifer./Indeksonline/
