75 Mall Live Search
16:29 / E Mërkurë, 23 Janar 2019 / indeksADMonline

Icardi pranë rinovimit, vendosen shifra “marramendëse”

Kapiteni i Interit, Mauro Icardi është pranë rinovimit të kontratës me klubin nga qyteti i Milanos.

Pas një negocimi të gjatë dhe me shumë spekulime, dy palët si duket kanë rënë dakord për një marrëveshje të re, shkruan Indeksonline.

Argjentinasi kërkonte një pagë prej 9-10 milionë euro, dyfishin e asaj aktuale derisa marrëveshja duket se është arritur me 7.5 milionë dhe bonuset.

Gjithashtu është diskutuar edhe klauzola e largimit, ku cila skuadër që e dëshiron atë duhet të paguaj hiq më pakë se 500 milionë euro.

Sipas mediave italiane, kontrata për të është formuluar dhe gjatë ditëve në vijim do të zyrtarizohet. /IndeksOnline/