75 Mall Live Search
21:30 / E Mërkurë, 23 Janar 2019 / indeksADMonline

Me rima Ismaili i kundërpërgjigjet deputetit të LDK që tha se këngët ku përmendet droga po ofrojnë degjenerim

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli ka reaguar lidhur me këngët të cilat po këndohen ditëve të sotme.

Deputeti Avdyli saktësisht ka reaguar për këngët që përmbajnë tekste ku përmendet narkotikët.

Sipas deputetit të LDK-së, është mirë që meloditë e ritmet e bukura do të ishte mirë t’i këndonin dashurisë, xhelozisë por edhe problemeve reale sociale e perspektivës.

Sipas tij përmes këtyre teksteve të këngëve ku përmendet droga, po i servojnë rinisë degjenerim, transmeton Indeksonline.

E lidhur me këtë ka reaguar edhe deputeti i PSD-së në Kuvendin e Kosovës, Fisnik Ismaili.

Në një postim në Facebook, Ismaili ka shkruar një koment, me rima duke iu referuar deputeit Avdyli.

“Kam me dalë n’Kuvend nji natë, n’foltore me i repovatë n’t’thatë këtij deputeti t’ngratë, nji fjalim t’gatë plot gallatë, për inat. Ky koment le të mbetet ispatë”, ka shkruar Ismaili.