Punonjësit e një hoteli në Itali, dhunuan 50 vjeçaren britanike
Vajza e një gruaje britanike, e cila dyshohet se u përdhunua nga pesë punonjës të një hoteli në një vendpushim italian, ka folur për përvojën e nënës së saj 50 vjeçare në Gjykatë.
26-vjeçarja, emri i së cilës nuk bëhet i ditur për arsye ligjore, e përshkroi sulmin si brutal.
Nëna e saj 50 vjeçare pohon se në pijen e saj ishte hedhur diçka në natën e fundit të tyre në këtë vend-pushim bregdetar, në jug të Napolit dhe se një grup njerëzish që punon në hotel e dhunuan atë brutalisht.
Të pandehurit Antonino Miniero, Gennaro Davide Gargiulo, Raffaele Regio, Francesco Ciro D’Antonio dhe Fabio De Virgilio, të gjithë e mohojnë përdhunimin, duke pretenduar se seksi ishte konsensual./Indeksonline/