Finalja e “Australian Open”, Oska pëballë Kvitovës
Petra Kvitova dhe Naomi Osaka do të përballen në finalen e Australian Open më datë 26, ditën e shtunë në “Rod Laver Arena”, në orën 9:30.
Finalistja e parë ishte Kvitova, e cila mundi në gjysmë-finale amerikanen Danielle Collins. Rezultoi një ndeshje e thjeshtë për tenisten çeke që fitoi në dy sete, 7-6 dhe 6-0, në një ndeshje që zgjati një orë e 33 minuta. 28-vjeçarja mund të quhet si njeriu i finaleve, pasi në 8 finale ku ajo ka shkuar ia ka dalë t’i fitojë të gjitha.
Gjithsesi, këtë herë përballë do të ketë japonezen Osaka, e cila mundi në gjysmë-finale Karolina Pliskovan. Në fakt kjo ishte një ndeshje më e luftuar sepse në setin e parë fitoi japonezja me rezultatin 6-2, por çekja ia ktheu në të dytin në shifrat 6-4. Seti final u fitua nga Osaka në po në shifrat 6-4 dhe arriti të sigurojë një finale të Australian Open për herë të parë në karrierë.
Gjithashtu, 21-vjeçarja u bë japonezja e parë që shkon në një finale që kur ka filluar era e “Open”.
.@Naomi_Osaka_ becomes the first Japanese woman in the Open Era to reach the #AusOpen final ??? pic.twitter.com/KsL7YU28UP
— #AusOpen (@AustralianOpen) January 24, 2019