Mbulohet edhe kaçurrelja e ‘O Sa Mirë’
Linda Jarani, aktorja shkodrane që mori famë veçmas me rolin e saj në serialin komik ‘O Sa Mirë’, vazhdon të jetë një nga emrat më të lakuar në show biz-in shqiptar.

Më shumë për postimet e saj sesa për karrierën artistike, ajo përherë qëndron në qendër të vëmendjes.
Së fundmi kaçurrelja po qëndron në Turqi nga edhe ka postuar disa imazhe në rrjete sociale.
Në njërën nga fotografitë ajo shfaqet me shami mbi kokë, teksa ka pozuar në xhaminë e njohur të Sulltan Ahmedit në Stamboll./Indeksonline/
