Goditet këmbësorja në Prishtinë, bëhet për spital edhe shoferja
Një këmbësore është goditur sot në mëngjes nga vetura, duke pësuar lëndime trupore.
Rastin e ka konfirmuar për Indeksonline, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 07:00 në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Prishtinë ka ndodh një aksident trafiku mes një automjeti dhe një këmbësoreje, si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar V.K, viti i lindjes 1973”, ka thënë Ahmeti.
Pos këmbësores, tretman mjekësor ka kërkuar edhe shoferja e automjetit të përfshirë në aksident, derisa me rastin po merret policia. /Indeksonline/