75 Mall Live Search
12:13 / E Enjte, 24 Janar 2019 / indeksADMonline

Anëtari i Nismës ironizon me Idriz Vehapin: A ke vajza më me i fut në punë?

Kryetari i Nëndegës së Nismës Socialdemokrate në Krushë të Madhe, Xhevdet Krasniqi ka reaguar pas lajmit se Idriz Vehapi e ka punësuar edhe vajzën tjetër në një institucion shtetëror.

Ish kryetari i Rahovecit i ka punësuar të dy vajzat, njëren në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ndërsa tani tjetrën në Bibliotekë. “Kush ka vajza botën ka.

Idriz Vehapi e paska rehatuar edhe vajzën tjetër, njërën në Ministrin e Punëve të Jashtëme (MPJ) dhe tjetrën ne Bibliotek, a ke mo vajza o Idriz?

Këto ditë mediet po i nxjerrin në shesh punësimet e familjarëve të zyrtarëve të PDK-së në ndërmarrjet publike” thuhet në reagimin e tij.