75 Mall Live Search
15:09 / E Enjte, 24 Janar 2019 / indeksADMonline

Deputeti që i nderon dëshmorët dhe familjet e tyre

Daut Haradinaj është deputeti që vazhdimisht nderon dëshmorët dhe familjet e tyre. Deputeti i AAK-së vazhdimisht viziton familjet e dëshmorëve me të cilët ndanë dhimbjen dhe krenarinë.

Këtë traditë të mirë, Haradinaj e ka vazhduar edhe sot duke vizituar familjen e dëshmorit, Naim Syla.

Vëllau i kryeministrit ka ndarë momente me babain e dëshmorit, bacën Metë.

“Urtësia dhe bujaria e Metë Sylës, do mbahet në mend, sikurse që do mbahet në mend djali i tij Dëshmor Naim Metë Syla, që ra heroikisht në fushën e nderit, krah për krah me shumë të tjerë.

I përjetshëm kujtimi për Bacën Metë” shkruan Daut Haradinaj në Facebook./Indeksonline/