75 Mall Live Search
15:40 / E Enjte, 24 Janar 2019 / indeksADMonline

Video e rrallë… kur heroi u këndonte heronjve

Një video e rrallë është publikuar në internet ku shihet duke kënduar heroi i Kosovës,  Bahri Fazliu nga Podujeva.

Bahriu ishte vëllai i heroit Fahri Fazliu, i cili ra heroikisht duke luftuar me forcat serbe në Prishtinë në nëntor të vitit 1989, së bashkë me Afrim Zhitinë. 

Në këtë video të viteve 90-ta shihet duke kënduar Bahriu bashkë me shokë këngë për vëllezërit Gërvalla, shkruan Indeksonline.

Bahriu Fazliu poashtu ra heroikisht më 7 maj të vitit 1998 afër trekëndëshit kufitar të Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi. 

Fazliu ishte ndër themeluesit e parë të LKÇK-së dhe pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për disa vjet jetoi në ilegalitet dhe ishte kryeredaktor i revistës “Çlirimi” e cila botohej nga LKÇK-ja. Ai përveç se ishte atdhetar i shquar ishte edhe poet dhe publicist, por si po shihet ai mirë ja thoshte edhe këngës.

Kujtojmë se shumë heronj që kanë rënë për lirinë e Kosovës kanë qenë edhe këngëtar që i kanë kënduar lirisë siç ishin Jusuf Gërvalla, Beqir Gashi, Mujë Krasniçi, Hamzë Jashari etj. Ata atdhe dashurinë e tyre nuk e shprehën vetëm me këngë por edhe me vepra duke luftuar dhe rënë heroikisht për lirinë e Kosovës./Indeksonline/