75 Mall Live Search
17:01 / E Enjte, 24 Janar 2019 / indeksADMonline

“De Jong e ka ADN-në e Barcelonës, Messi do dashurohet në të”

Një ish futbollist i Barcelonës, dhe bashkëkombas i transferimit më të ri të Barcelonës, ka lavdëruar talentin e Ajax-it dhe foli rreth të ardhmes së tij te Barcelona.

Bëhet fjalë për Ronald de Boer, i cili aktualisht është antar i stafit të të rinjve të Ajaxit.

Ai beson se i riu holandez do të adaptohet shpejtë te Barcelona për shkak të lojës së ngjashme që e luajnë të dy klubet.

“De Jong e ka Ajaxin në ADN, që është gati e njejtë si ADN-ja e Barcelonës, është intelegjent, nuk luan asnjëherë pa menduar. Messi do të dashurohet në të.”

De Boer është i ngazëllyer që lojtari ka zgjedhur të zhvillohet në një vend ku “luhet futbolli me shpirtin e Cruyff” në një qytet të vërshuar nga idetë e Pep Guardiolas dhe Renus Michels.“Për mua ai është më shumë lojtar i Barcelonës se i PSG-së, ai do të përshtatet perfekt.” /IndeksOnline/