75 Mall Live Search
22:23 / E Enjte, 24 Janar 2019 / indeksADMonline

Dështon plani i Trump, Senati voton kundër një propozimit të rëndësishëm të tij!

Plani i presidentit të SHBA-së, Donald Trump për të ndërtuar murin në kufirin me Meksikën ka dështuar.

Kjo pasi që Senati ka votuar kundër këtij propozimi. Donald Trump i kishte kërkuar Senatit pesë miliardë dollarë për të ndërtuar murin, transmeton Indeksonline.

Kundër këtij propozimit përveç Demokratëve, kanë dalë edhe gjashtë Republikanë që janë pjesë e Senatit.

Për shkak të këtij refuzimi, Shtëpia e Bardhë do të vazhdoj të mbesë e mbyllur.

Kjo është hera e parë në histori të SHBA-ve që qeveria mbetet e mbyllur në Shtëpinë e Bardhë.

Donald Trump për shkak të kësaj mbyllje ka refuzuar të shkoj në Forumin Ekonomik Botëror ‘Davos’./Indeksonline/