75 Mall Live Search
23:04 / E Enjte, 24 Janar 2019 / indeksADMonline

Chelsea në finale të “Carabao Cup”, mposht Tottenhamin pas penalltive

Chelsea u kualifikua mes drithërimash në finalen e Carabao Cup, ku do të përballet me Manchester City-n.

Blutë e Londrës eliminuan në derbi Tottenhamin vetëm pas goditjeve të 11-metërshave, pasi sfida përfundoi 2-1 për blutë e Londrës, ndërsa në përballjen e parë Spurs-at kishin fituar 1-0 (nuk merret parasysh goli në fushën kundërshtare).

Ngolo Kante dhe Eden Hazard kaluan në epërsi të dyfishtë skuadrën e Sarrit në “Stemford Bridge”, por në pjesën e dytë shkurtoi në 2-1 diferencën spanjolli Llorente.

Deri në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit nuk pati më ndryshim rezultatin, ndaj finalisti i Carabao Cup duhej vendosur nga goditjet e penalltisë. Në dy seritë e para realizuan Eriksen dhe Lamela për Tottenhamin dhe Willian e Azpilicueta për Chelsea-n.

Në serinë e tretë gaboi Dier por shënoi Jorginho, ndërsa në serinë pasardhëse dështoi Lucas e realizoi David Luiz, pa qenë nevoja që të goditeshin penalltitë e pesta.