Haradinaj përsërit deklaratën e Thaçit: Qershori muaj i liberalizimit, por pres të ndodh më herët
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka mbajtur konferencë për media pas mbledhjes së rregullt të Qeverisë.
Ai ka përsëritur atë që presidenti Hashim Thaçi ka thënë sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave, raporton Indeksonline.
“Sa i përket liberalizimit, presidenti ka të drejt, qershori është opsional real, por jemi marr vesh mos me fol shumë. Unë pres edhe më herët të ndodh, pasi shumë gjëra kanë ndryshuar pas qëndrimit të Berlinit”, ka thënë Haradinaj. /Indeksonline/