Bora e madhe ia pamundëson Istogut miqësoren
Dy skuadrat e Ligës së Parë, Istogu dhe Ramiz Sadiku kishin planifikuar një miqësore për ditën e sotme.
Mirëpo, reshjet e borës kanë bërë që kjo sfidë të anulohet.
Klubi i Istogut ka njoftuar për anulimin e duelit që ishte paraparë të luhet në terrenin artificial në Brestovik.