75 Mall Live Search
14:58 / E Premte, 25 Janar 2019 / indeksADMonline

Modelja e njohur mahnit në sfilatën e ‘Burberry’

Ajo ka qenë fytyra e fushatave të panumërta të emrave më të njohur të modes.

Por Irina Shyak zbuloi të enjten se bashkëpunimi i saj i fundit me Burberry është një nga më të veçantët për të, duke u bërë fytyra e parë që kur Riccardo Tisci mori në departamentin e dizajnit, shkruan Indeksonline.

Duke folur për People , 33-vjeçarja zbuloi se Riccardo oshte dizajneri i parë që e morri seriozishtë modelen e njohur shumë vite më parë.

“Riccardo ishte dizajneri i parë i cili më ofroj një sfilatë të elitës së modës shumë vite më parë, ai është aq njeri i mirë, me humor dhe me këmbë në tokë, ne mënjëherë jemi bërë miq”.

Bukuroshja ruse ka shkëlqyer edhe në fushaten e fundit të markës së njohur të Burberry që u mbajtë në kuadër të javës së modës në Londër.

Ndërsa, sa i takon jetës private, modelja është në lidhje me aktorin Brandley Cooper me të cilin ka një vajzë, Lea./Indeksonline/