Teuta uron Memlin për ditëlindje, i thotë këto fjalë!
Aktorja Teuta Krasniqi, ka zgjedhur fjalët më të ëmbla për të uruar për ditëlindje, vëllain e saj, deputetin Memli Krasniqi.

Teuta përmes këtij postimi ka treguar se sa i kujdesshëm ishte Memli si fëmijë, por edhe tash që është i rritur kundrejt motrave.
“Kur kemi qenë fëmijë të vegjël, nese ti e ke fitu një bombon ose një cokollatë, nuk e ke ngrënë për vete, por e ke ruajt për mua, motrën tënde më të vogël, kur kemi dal me lujt para banesës, ti më shumë je kujdes për mua sesa që je koncentru në lojën tënde, kur jemi rritë pak më shumë, ke vazhdu me qenë po i njejti vëlla i dashur e i përkushtuar por edhe kritik me raste, tash që jemi të rritur e të pjekur, e kuptoj që gjithë jeten time ke qene dhe je Hero për mua. Ditëlindja jote, është gjithmonë festë për gjithë familjen tonë, sepse Ti je krenaria e familjes. Pac shëndet, dashni dhe mbarësi gjithmonë, bashkë me familje dhe gjithë njerëzit tu të dashur. Të paçim gjithmonë. Të dua shumë”, ka shkruar Teuta në këtë postim.
Ndryshe, Memli, Teuta dhe Bubulina janë fëmijët e shkrimtarit dhe profesionit universitar, Milazim Krasniqi./Indeksonline/

