Ramizi i hidhëruar me Qeverinë, i brengosur me biznesin e tij për shkak të taksës ndaj Serbisë
Deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi ka thënë se marrëdhëniet tona me SHBA-të janë rrezikuar seriozisht.
Kelmendi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ftesa e sërishme e mikut tonë SHBA-së, për taksën 100% ka arritur kulmin e anashkalimit, ndërsa kërkesa e BE-së as që merret parasysh.
“Institucionet janë përgjegjëse për mos-heqjen e taksës, duke filluar nga lartë e deri te qeveria. Nuk ju arsyeton askush që ekziston pa dëgjueshmëri institucionale, sepse kur vendosëm taksën, deshëm të përfitonim popullizëm se kush ishte iniciatorë dhe kush ekzekutor i këtij vendimi dhe nga kjo doli se takimi me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë ishte vërtetim se taksa është në rregull dhe se marrëdhëniet tona janë të shkëlqyera”, ka shkruar Kelmendi.
Postimi i plotë:
Marrëdhëniet tona
me SHBA-të janë rrezikuar seriozisht ndërsa me BE-në nuk ekzistojnë
Ftesa e sërishme e mikut tonë SHBA-së, për taksën 100% ka arritur kulmin e
anashkalimit, ndërsa kërkesa e BE-së as që mirret parasysh. Mos anashkaloni
kërkesat e SHBA-së sepse po e rrezikoni shtetësinë, e mos të flasim për pozitat
tuaja politike sot dhe në të ardhmen, ku gjeneratat e patriotëve me shekuj kanë
punuar për këtë pavarësi duke qenë edhe brezi ynë dhe ju që të jemi gjalllë.
Mos e harroni këtë arritje miqësie për të cilën kontribuan edhe ata
bashkëluftëtarë dhe familjarë që dhanë jetën për këtë Kosovë.
Lexova se presidenti serb Vuçiq po e falënderon Turqinë po që se arrijti të
bindë institucionet kosovare për ta hequr taksen 100%. Ky është dëmi më
esencial që po i bëhet institucioneve duke kosideruar se Be-në as që e trajtuat
si partnerë, mik apo për interes. Anashkaluat tërësisht kërkesat e tyre dha ata
u bënë pa influencë tek ju, ndërsa tani keni arritur kulmin e anashkalimit të
SHBA-së. Tani po del se institucionet e Kosovës ju nënshtruan tërësisht
influencës fetare, apo po i shkojmë për shtati thënieve të Serbisë që po akuzon
së BE dhe SHBA po ndërton shtet islamik ne territorin e BE-së. Nga kjo del se
po rrezikohet e ardhmja shtetërore dhe kombëtare.
Institucionet janë përgjegjëse për mos-heqjen e taksës, duke filluar nga lartë
e deri te qeveria. Nuk ju arsyeton askush që ekziston padëgjueshmëri
institucionale, sepse kur vendosëm taksën, deshëm të perfitonim populizëm se
kush ishte iniciatorë dhe kush ekzekutor i këtij vendimi dhe nga kjo doli se
takimi me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë ishte vërtetim se taksa është në
rregull dhe se marrëdhëient tona janë të shkëlqyera. Kjo kishte me qenë
korrekte, po që se do të zbatoni kërkesën e tyre.
Andaj, ju rekomandoj
se nga ai takim duhet të dilet para opinionit dhe te cekej se Kosova si shteti
më pro amerikan, po e heq taksën si kërkesë edhe pse Serbia i ka shkaktuar dëm
në arenën ndërkombëtare dhe ne pa mikun tonë SHBA-të jemi fare të pandikueshëm
edhe në zgjedhjen e çështjeve tona.
Por e vërteta dëshpëruese është se nga ai takim ne dolëm se një gjë e tillë nuk
kishte qenë kërkesë serioze dhe jo ndikuese në raportet tona të palëkundura,
thuajaj se ambasadori amerikan erdhi për një kafe në Kuvendin e Kosovës, e jo
për respektimin e kërkesës së tyre. Këtë mjegullim e ndihmuan disa gojë-gojësh
duke përkrahur dhe mbështetur institucionet dhe individët që ju i bëtë të
qëndrueshëm në vendimet e juaja dhe zbatimin e tyre. Këta gojë-gojësh po e
dërgojnë Kosovën në humnerë. Si tejkalohet kjo situate në qarqet politike tek
SHBA ku ka influenca lobi rus, serb, kinez dhe të tjerë.
Edhe njëherë po e potencoj, lidershpi jonë gaboi kur u mundua që pas takimit me
ambasadorin amerikan, doli se kinse ne nuk kemi nevojë këtë taksë ta lëvizim
përjetë, duke e ditur se pala serbe ka vënë kushte që nuk shkon në dialog pa u
hequr taksa. Serbia vazhdon të vajtoj në arenën ndërkombëtare për dëmin që po i
sjellë taksa dhe po fiton mbështetës për këtë çështje ndërsa ne kërkojme
garancë nga SHBA-të se çështja do duhet të mbyllet shpejt dhe sipas interseave
tonë. Kjo tingëllon bukur dhe mirë nga ana jonë, por shtrohet pyetja; Kush jemi
ne të bëjmë këso kërkesa, këso kushte. Kush e formoj shtetin e Kosovës, kush e
formoj ushtrinë për të cilën mburremi ? Pra, edhe për ushtrinë, meritore është
SHBA-ja dhe ministri amerikan i mbrojtjes.
Nëse besojmë qe jemi shtet, qeveria mundë të sjelllë këso taksash dhe
reciprocitete çdoherë, në çdo moment, duke u konsultuar me SHBA-të dhe BE-në
dhe duke pasur mbeshtetës të gjithë qytetarët e Kosovës. Kjo sepse vetëm nëse
këta miq qëndrojnë pas vendimeve, këto vendime japin rezultatet e veta të
pakontestueshme në aspektin e shpenzimit të të gjitha kushteve të ofruara.
Miku yne SHBA-ja e ka theksuar se interesat strategjike të saj nuk lejojnë të
cenohen. Është interes strategjik amerikan qe edhe shteti i fundit që mbështet
Rusinë, Serbia, në vazhdimësi të jetë pjesë e BE-së dhe me ketë do arrihet që
sanksionet e BE-së dhe SHBA-së ndaj Rusisë dhe politikave të saj hegjemoniste
të permbyllen me sanksionet që Serbia do i bëjë ndaj mikut të madh të saj
Rusisë.
Unë, personalisht e mbështes taksën si mjet për arritjen e qëllimeve politike
të domosdoshme dhe e mbështes deri sa të pranojnë realitetin e Kosovës së
pavarur si dhe respektimin e institucioneve kosovare nga Serbia dhe nga pakica
serbe që është drejtpërdrejt e ndikuar.