75 Mall Live Search
21:58 / E Premte, 25 Janar 2019 / indeksADMonline

Monaco e zyrtarizon trajnerin e ri, është befasi

Monaco e ka zyrtarizuar trajnerin e ri, pas suspendimit të Thierry Henry. Vendimi i klubit francez është vërtetë befasues pasi timonier i skuadrës është emëruar Leonardo Jardim, ish trajneri i kësaj skuadre deri para 3 muajsh.

Henry dështoi totalisht me Monacon duke bërë që skuadra e madhe franceze të rënditet e parafundit në ligë me rrezik të madh për të rënë nga liga.

Nën drejtimin e Jardim, Monaco kishte arritur suksese edhe në Ligën e Kampionëve duke eliminuar skuadra të mëdha si Arsenal e Juventus./Indeksonline/