Kjo pjesë e Prishtinës e rrezikshme për shkak të borës
Bora që po bie pa ndalë që nga mëngjesi në Kosovë e ka vështirësuar komunikacionin në të gjithë vendin.
Kurse, as në rrugët kryesore në kryeqytet gjendje po vazhdon të jetë jo e mirë. Në lagjen Veternik të Prishtinës shihet që gjendja e rrugës nuk është aspak e mirë, ani pse ekipet kompetente po mundohen ta lirojnë rrugën nga bora.
Po ashtu, edhe Policia e Kosovës ka bërë apel për shoferët që të kenë kujdes të shtuar./Indeksonline/
