75 Mall Live Search
09:10 / E Shtunë, 26 Janar 2019 / indeksADMonline

Orari i Premierligës, Cityn luan çdo të shtunë, Liverpooli çdo të diel

Premierliga Angleze ka njoftuar orarin e ndeshjeve për muajin mars.

Është interesante se dy kandidatët për titull në Premierligë, Liverpooli e Manchester City asnjë ndeshje nuk do ta luajn në të njëjtën ditë.

City të gjitha ndeshjet në mars do t’i luaj të shtunën, ndërsa Liverpooli të dielën. Fansat e Liverpoolit nuk kanë qenë të kënaqur me këtë orar bazuar në reagimet e tyre në rrjetet sociale.

Kjo pasi që presioni mund të jetë më shumë tek skuadra e Jurgen Klopp, shkruan Indeksonline.

Gjatë këtij muaji, dy skuadrat favorite për titull do të kenë dy ndeshje tejet të vështira. City i shkon Manchester Unitedin, ndërsa Liverpooli e pret Tottenhamin.

Ndeshjet e Premier Ligës të Liverpoolit e Cityt për muajin mars:

E shtunë, 2 mars – Bournemouth vs Man City

E diel, mars 3 – Everton vs Liverpool

E shtunë, 9 mars – Man City vs Watford

E diel, 10 mars – Liverpool vs Burnley

E shtunë, 16 mars – Man Utd vs Man City

E diel, mars 17 – Fulham vs Liverpool

E shtunë, 30 mars – Fulham vs Man City

E diel, 31 mars – Liverpool vs Tottenham