Ndryshime te Milani, Gazidis zyrtarizon dy emra të njohur në futbollin evropian
Ivan Gazidis është duke ristrukturuar ekipin menaxhues të Milanit. Pas emërimit si shef ekzekutiv i gjigantit italian, Gazidis ka shkarkuar nga pozitat disa anëtarë që mbanin pozita të rëndësishme te skuadra italiane.
Geoffrey Moncada i Monacos është sjellur te Milani nga Gazidis si shef i vëzhgimit të futbollistëve.

Poashtu, ish-drejtori sportiv i Aston Villës, Henrik Almstadt është emëruar si shef i ekspertëve në analizën e futbollistëve.

Gazidis është duke kërkuar një emër të madh edhe për rekrutimin e talentëve nga Evropa dhe për këtë raportohet se është në bisedima me disa emra të shquar në këtë fushë./Indeksonline/