75 Mall Live Search
09:35 / E Shtunë, 26 Janar 2019 / indeksADMonline

Serbi që po ‘e mashtron’ Evropën, kërkohet nga Interpol!

Një serb i moshës 34 vjeçare, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, është ndër më të kërkuarit në Evropë.

Kjo pasi që ai ishte i përfshirë në 200 raste të mashtrimeve, ku ka arritur të fitoj 870,000 euro, transmeton Indeksonline.

Policia austriake dhe Interpol janë vënë pas serbit i cili deri më tani ka dëmtuar 58 persona.

Deri më tani gjashtë ndihmësit e tij janë arrestuar. Banda ishte aktive në gjithë Vjenën./Indeksonline/