75 Mall Live Search
09:42 / E Shtunë, 26 Janar 2019 / indeksADMonline

E rëndë, një person flen në shesh të Prishtinës, në temperatura -5

Shumë qytetarë të Prishtinës po ankohen për rrugët e papastruara dhe vështirësitë në komunikacion. Por, një person tjetër ka një hall shumë më të madh.

Ai është parë duke fjetur në mes të sheshit në kryeqytetit. I mbuluar me disa batanije dhe shtruar në pako, ky person i panjohur ka qëndruar për disa orë në mes të sheshit në Prishtinë, shkruan Indeksonline.

Kjo pamje e rëndë ka befasuar edhe kalimtarët të cilët në mënyra të ndryshme kanë reaguar duke parë këtë person të shtrirë në tokë.

Temperaturat në atë kohë kanë qenë -5 gradë, nbërsa gjatë natës kanë shkuar deri në -8 gradë./Indeksonline/